Vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen dhjetëra persona

 

 Vullkani Fuego në Guatemalë ka filluar të lëshojë shkëmbinj dhe materiale të nxehta.

Instituti i Sizmologjisë dhe Vullkanologjisë i Guatemalës njoftoi se rrjedha e përbërë nga baltë, ujë dhe materiale vullkanike, si pasojë edhe e shirave ka shkatërruar pemët nga vendet që ka kaluar.

Kryetari i Institutit, Eddy Sanchez, tha se edhe pse është zvogëluar aktiviteti i Vullkanit Fuego ende vazhdon rreziku.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga rrjedha e sedimenteve në Lumin Panaleon, nga rajoni Santa Lucia Cotzumalguapa janë evakuuar 72 persona

Kërkimet zyrtare për të humburit pas shpërthimit kanë përfunduar dje, ndërsa në disa rajone ende vazhdojnë kërkimet e kryera nga vullnetarë.

Mbi 4 mijë persona në Guatemalë qëndrojnë në strehimore pas shpërthimeve të javës së kaluar, ndërsa kishin humbur jetën 110 persona.

Zyrtarët mëngjesin e së dielës së kaluar kanë vërejtur aktivitete në vullkan, por nuk kanë marrë vendim për evakuim. Për këtë ishte nisur hetim.

Nga shpërthimet në vullkan janë ndikuar 1.7 milion persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi