Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se vendi i tij është i gatshëm të negociojë me Kosovën, pa një afat kohor dhe “me shpresë të mirë”, ndërsa njohja e ndërsjellë nuk është në rendin e ditës

“Ne jemi të gatshëm për të negociuar, por … nuk ka flamur të bardhë,” tha Vuçiq në një intervistë për Reuters.

Sipas tij, dialogu është i mirëpritur nëse është një dialog, në të cilin do të konsiderohej se çfarë është e mundur dhe çfarë është një kompromis.

“Ne besojmë se është në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare të diskutojnë lirinë e lëvizjes së kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve,” shpjegoi Vuçiq.

Në lidhje me këtë, Reuters kujton se dialogu, i ndërmjetësuar nga BE, ishte pezulluar më 2018, kur Kosova vendosi taksën 100% për mallrat serbe, dhe se heqja e asaj pengese tregtare nga Qeveria e re e Kosovës, këtë muaj, hapi rrugën e rinovimit të dialogut.

Reuters shkruan se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën para se të hyjë në BE.

Vuçiq gjithashtu theksoi se Serbia dëshiron lidhje të ekuilibruar me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë, dhe se përpiqet të bëhet anëtare e BE-së, si dhe të arrijë një marrëveshje me Prishtinën.

Ai gjithashtu theksoi se Beogradi nuk planifikon të zgjedhë midis Rusisë – një aleat natyror sllav dhe ortodoks, BE – partneri kryesor i saj tregtar dhe Kina.

“Ne kemi agjendën tonë, një karrige, jo dy. Si mund të themi ‘rroftë Hong Kongu dhe rroftë Tajvan”, dhe pastaj të presim mbështetjen kineze për integritetin tonë territorial? Për të mos përmendur se Kina është miku ynë që na ndihmoi, “tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Çfarë po ndodh në Londër? Qindra qytetarë evakuohen pas raportimeve për të shtëna

Qindra qytetarë janë evakuuar, për shkak të raporteve për të shtëna armësh në metronë e Londrës në rrugën Oxford. Forca të shumta të policisë të...

OBSH: Dieta me fibra të larta ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe parandalon kancerin

Njerëzit që hanë më shumë ushqime të pasura me fibra të larta janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundje...

Haradinaj në Vjenë: Kosova ofron shumë mundësi për investitorët e huaj

Në Vjenë të Austrisë, sot filloi Forumi Ekonomik i Vjenës, në të cilin Kosova po përfaqësohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky...

Së fundi

Hoti: Nuk do të hezitoj ta kërkoj. Thaçi: Qytetarët të zbatojnë masat rigorozisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus. Nga foltorja e Kuvendit, Hoti...

Hajdari paralajmëron krijimin e partisë së re: Shqiptarët duan një alternativë tjetër

Një ditë pas daljes publike të liderit të PD-së Lulzim Basha për listat e hapura, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, vjen një reagim...

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish= kryeministrin Zoran...