Vuçiçit nuk i pëlqen zgjedhja e Haradinajt për ministre të bujqësisë!

Emërimi i serbes Dijana Zhiviç, si ministre e Bujqësisë gjatë ditës së sotme nga Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka ngjallur reagime të mëdha në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ajo është e zgjedhur si “serbe private”.

Vuçiç ka thënë se Haradinaj i ka zgjedhur “serbët privatë” për ministër të vet, sipas tij, me këtë gjest ai ka fyer Beogradin dhe është e pamundur të durohen të gjitha këto fyerje nga ana e tij.

Ai ka thënë se Serbia nuk do ta pranojë Zhiviqin si ministre në Qeverinë e Kosovës.

“Është e pamundur të durohen çdo ditë të gjitha fyerjet e mundshme, ashtu siç është kjo e fundit kur Ramush Haradinaj zgjedh serbët privatë për ministër të vet të cilët askush nuk i ka zgjedhur për të treguar se është i gjithëfuqishëm. Serbia këtë nuk do ta pranojë, do ta ruajë dinjitetin dhe popullin e vet e do të përpiqemi ta ruajmë stabilitetin e paqen me çdo çmim, por nuk do të lejojë që të nënçmohet populli ynë dhe mos o Zot, të sulmohet ai “, ka thënë Vucic për B92.

Haradinaj e emëroi Dijana Zhiviçin, si ministre të Bujqësisë në vend të Nenad Rikallos të shkarkuar kohë më parë nga ky post, pas kërkesave nga PSD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi