Vuçiçit i zbulohet një superskandal

Presidenti i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiç, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është në gjendje të paguajë sa të jetë e nevojshme, në mënyrë që të ketë qoftë edhe një bisedë të vetme telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas Jeremiç, Vuçiç ka shprehur qëllimin e tij tek lobisti amerikan Kori Levandovski.

Për televizionin serb Nasa, Jeremiç ka thënë se Levandovski do ta vizitojë Beogradin më 23 dhe 24 prill, kur edhe do të takohet me të për t’u marrë vesh për çmimin. “Vuçiçi së pari pretendonte se nuk e njihte Levandovskin dhe se me këtë mbiemër njihte vetëm një futbollist, e pastaj një person i një organizate joqeveritare tha në TV PINK se Levandovski do të vijë në Beograd për të mbajtur një ligjëratë”, ka thënë Jeremiç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi