BALLKANI

Vuçiçi thotë se shqiptarët duan dështimin e tij!

Spread the love

Protestën e serbëve në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka provuar ta kthejë në kundër-argument për serbët në Serbia. Duke marrë për bazë raportimin e mediave në Kosovë për protestën në veri, Vuçiçi ka thënë se mjafton për të parë se kush është duke pritur rënien e tij.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Vërshac, ku u tha gazetarëve se për të ishte interesante ajo që Rada Trajkoviç tha se “protestat nuk mund të fshihen deri në Londër”.

“Ku gjendet Londra? Kishte vetëm 19 persona në Graçanicë, pesë prej tyre ishin gjithashtu në protestën në Mitrovicë, ku jetojnë 19,000 serbë”, ka thënë Vuçiç.

Ai shtoi se “shqiptarët janë kundër dhe gëzohen për dështimin e tij”, pasi siç ka thënë, si lider serb “po i mbron interesat e serbëve në Kosovë dhe kjo e bën më të suksesshëm”.

Ndryshe, mbrëmë janë zhvilluar protesta në Beograd dhe qytete tjera të Serbisë, ku protestuesit po e akuzojnë Vuçiçin për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave, si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë.

Related posts

Presidentja kroate viziton Maqedoninë, takon edhe Xhaferin

dritatv

Shilegov: Shkupi qytet biçikletash, një nga prioritetet e mia kryesore

dritatv

Osmani optimist se Maqedonia e Veriut nis sivjet negociatat me BE-në

dritatv

Leave a Comment