Vuçiç tejet i dëshpruar për dialogun Kosovë-Serbi

Është gjithnjë e më e qartë se vështirë do të arrijmë te zgjidhja për Kosovën, ka thënë sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai ka shtuar se ata që kërkojnë asgjë, kurse i gëzohen faktit që do të marrim “një asgjë të madhe”, mund të vazhdojnë që të gëzohen, pasi që gjithçka po shkon në drejtimin që Serbia nuk fiton asgjë.

Këtë deklaratë presidenti serb e ka orientuar drejt opozitës serbe, e cila po e kritikon ashpër atë.

Vuçiç ka thënë se ata në Serbi, të cilët iu gëzohen deklaratave nga Europa dhe Kosova se nuk do të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës, nuk iu tregojnë qytetarëve se edhe Europa edhe Kosova kur e thonë këtë mendojnë në kufijtë e Kosovës së pavarur.

“Kam pritur se kundërshtarët tanë politikë në Serbi do të organizojnë festime. Kanë marrë deklarata se nuk do të ndryshohen kufijtë. E kanë thënë këtë nga Europa, shqiptarët dhe të tjerët. Kanë harruar vetëm t’i thonë popullit tonë se aty flitet për atë që të ndryshohen kufijtë e Kosovës së pavarur”, ka thënë ai në Novi Sad.

Sipas Vuçiçit ata po e mashtrojnë popullin serb dhe se nuk është e vërtetë kur kundërshtarët e tij thonë se “Kaçaniku është serb dhe serb do të mbetet përgjithmonë”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi