Vuçiç takohet nesër me Pompeon, temë kryesore Kosova

Aleksandar Vuçiç do të takohet nesër me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo në New York.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohet nesër me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo në New York, ka njoftuar departamenti amerikan i shtetit. Tema kryesore e bisedës mes Vuçiçit dhe Pompeo pritet të jetë gjendja në Kosovë.

Pompeo në New York do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Lindjen e Mesme kurse parashihet edhe një takim mes tij dhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi