Vuçiç: S’kemi çfarë të bisedojmë me Kosovën pa heqjen e taksës!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, edhe një herë e ka ripërsëritur se shteti i tij nuk do të bisedojë me Kosovën pa heqjen e taksës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë ditës së sotme ka thënë se nuk është optimist që Kosova do ta heq taksën.

Siç shkruan “B92”, transmeton lajmi.net, Vuçiç po ashtu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, ai ka këmbëngulur në mospezullimin e taksës.

Sipas Vuçiçit, edhe pse SHBA-të dhe BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës për heqjen e taksës për shkak se kjo ndikon në dialogun Kosovë-Serbi, Qeveria e Kosovës vazhdon ta mbajë në fuqi këtë taksë.

“Unë nuk jam optimist për zhvillimin e mëtejshëm të situatës”, u shpreh Vuçiç.

Sipas tij, nuk është fajtore Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, për këtë situatë, por Vuçiç shtoi se nuk kanë çfarë të bisedojnë me Kosovën përderisa nuk ka tregti të lirë.

“Nuk është faji i Mogerinit, ajo nuk ka bërë asgjë, por është në nervozizmin e tyre. Unë jam ai që mendon se nuk ka kuptim të flasim për disa gjëra më të rëndësishme nëse nuk kemi rrjedhën e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Për çka po flasim?”, u shpreh Vuçiç.

Vuçiç po ashtu ka thënë se vendosja e taksës nga Kosova, është problemi më i madh për të, por që sipas tij, kjo është edhe një sfidë mjaftë e vështirë dhe një makth i papërgjegjësisë së politikanëve kosovarë.

Ai ka thënë se Serbia nuk do të ndërmarrë asnjë masë tjetër ndaj Kosovës, pasi që sipas tij, Serbia është e përkushtuar që të ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi