Vuçiç “presion” serbëve, mos shkoni në Ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, gjatë një takimi me serbë të Kosovës, ka deklaruar se serbët e këtij vendi nuk duhet të shkojnë në Ushtrinë e Kosovës.

“I kam lutur serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës dhe të mendojnë pse është formuara ajo, cilat janë nevojat dhe qëllimi i atyre që e kanë formuar“, citon “danas” të ketë thënë Vuçiç duke shtuar “se na duhet vetëm edhe një konflikt serbo-serb “.

Sipas fjalëve të tij, serbët në Anamoravën e Kosovës kanë presione të mëdha që t’i bashkohen kësaj Ushtrie dhe ka shfaqur shpresën se ata do t’iu rezistojnë presioneve.

Ai ka shfaqur shpresën se Kosovën do ta vizojë pasi të ulen tensionet.

Vuçiç ka treguar se serbët janë ankuar se u mungojnë mallrat serbe në Shtërpcë e Graçanicë pas vënies së taksës, transmeton Koha.net. Do të shohim si do ta zgjidhim këtë e bota të bëjë preson tek i përkëdheluri i tyre, ndërsa të gjejmë mënyrë e rrugë si ta furnizojmë popullin tonë”, ka përfunduar Vuçiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi