Vuçiç pranon të dialogoj me Limajn dhe Ahmetin por me një kusht

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për TV Pink, ka folur për ekipin e ri dialogues shtetëror të Kosovës dhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut.

Sipas tij, kushti i vetëm për vazhdimin e bisedimeve mbetet heqja e taksës.

“Vetëm le ta heqin taksën e pastaj le ta dërgojnë kë të duan për dialog”, u shpreh Vuçiç.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile delegacionit shtetëror që do të merret me dialogun.

Ky ekip do të udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi