Vuçiç: Për Merkelin është çështje e mbyllur, Kosova është shtet i pavarur

 

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është “ankuar” sot se shtetet e përendimit sipas tij nuk po duan të dëgjojnë për propozimet të reja në çështjen e Kosovës.

Madje Vuçiq tha se për Kancelaren Merkel, çështja është e mbyllur dhe Kosova është një shtet i Pavarur.

“Ata që e shohin më gjerësisht deklaratën e Merkelit duhet ta dijnë që për Merkelin dhe për të gjithë botën, me përjashtime të vogla, Kosova është një shtet sovran, me territor të paprekshëm dhe i cili u përket shqiptarëve”, deklaroi Vuçiq.

Vuçiq tutje rinkonfirmoi edhe njëherë se në fillim të shtatorit do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për të cilin takim tha se do të jetë një mundësi që të shihen rrethanat nëse mund të dilet nga situata e vështirë e cila është krijuar.

Madje Vuçiq u shpreh në mënyrën e tij se ai po lufton për interesat e qytetarëve të Serbisë.

“Nëse mëkati im është që po luftoj për njerëzit e mij, atëherë unë do të luftojë, e do të luftojë në vazhdimësi”.

E lidhur me deklaratat e fundit për korrigjim ose shkëmbim të territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar dje kancelarja Merkel duke thënë se megjithë diskutimet e vazhdueshme për lëvizjen e kufijve, një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë, transmeton lajmi.net

Sipas saj, duhet të ruhet integriteti territorial i çdo vendi në Ballkan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi