Vuçiç: Pa lëshime ndaj Kosovës heqim dorë prej BE-së

Gjatë takimit në Beograd me kreun e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kërkoi lëshime ndaj Serbisë. Lavrov: Moska duhet të miratojë çfarëdolloj marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë takimit në Beograd me kreun e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kërkoi lëshime. Nëse është vetëm antarësia në BE oferta për njohjen e Kosovës, vendi im heq dorë prej saj, tha ai.

Serbia do të heqë dorë nga antarësimi në BE nëse nuk i bëhen lëshime në konfliktin me Kosovën. Nëse vendit tim për njohjen e Kosovës dhe pranimin në OKB nuk i ofrohet asgjë tjetër përpos antarësimit në BE, “atëherë përgjigja jonë do të jetë ‘jo’, tha presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiç të enjten (18.06) pas një takimi me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Beograd. Rregullimi i marrëdhënieve të ardhëshme mes Serbisë dhe Kosovës duhet të marrë edhe miratimin e Rusisë. Lavrov tha, se çfarëdo zgjidhje për çështjen e Kosovës duhet të miratohet nga Serbia si dhe nga Këshilli i Sigurimit. Në këtë instancë Rusia ka të drejtën e vetos.

Lavrov gjatë kësaj vizitë, që ishte e para jashtë Rusisë që pas shpërthimit të pandemisë, theksoi në Beograd, se Moska duhet të miratojë çfarëdolloj marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës që mund të arrihet pas ftesës së i ngarkuari i presidentit të SHBA-së ka bërë pë rnjë takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Lavrov, nënvizoi gjithashtu, se Bahskimi Europian ka mandatin të negociojë në mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, duke lënë të kuptohet, se Moska nuk e mbështet takimin në fund të qershorit në Uashington. Rusia argumenton, se Bashkimi Europian, që ka mandatin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të jetë mediator mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të kryejë detyrën e vet duke e çuar përpara gjetjen e një zgjidhjeje në mënyrë të paanshme dhe efikase sikurse janë bërë marrëveshjet më parë”, tha Lavrov.

Një ditë më parë (17.06) i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak, tha në Prishtinë, se ai pret bashkëpunim me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, gjithcka që është arritur deri tash në këtë dialog është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë SHBA-BE.
Lajçak e vizitoi Kosovën vetëm një ditë pasi i ngarkuari nga presidenti i SHBA Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, bëri të ditur se më 27 qershor me një takim në Shtëpinë e Bardhë në Ushaington, Kosova dhe Serbia rinisin dialogun. Mirosllav Lajçak thotë, se ai do të bashkëpunojë në këtë proces me SHBA-në, ndërsa ende nuk e di nëse do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Uashington./DW

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ky është lëngu që heq ju gurët nga tëmthi!

Një mjek nga lindja në një emision televiziv kishte ofruar këshilla se si duhet përgatitur një ilaç që hedh jashtë gurët nga tëmthi. Pjesën e...

Vietnam, 183 të vdekur në aksidente trafiku gjatë festës 9-ditore

Të paktën 183 persona kanë vdekur në aksidente të trafikut në Vietnam gjatë festës 9-ditore të Vitit të Ri Lunar. Vietnami çdo vit feston Vitin...

Kosova nuk është Shqipëri…! Nga: Bledian Koka

Shqipëria mori dje një shpullë të rëndë politike, jo nga 9 kushtet e Bundestagut, as nga refuzimi...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...