Vuçiç: Nuk brengosem për deklaratat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë që në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi të diskutohet edhe për ta.
 
 Madje në një mbledhje që u mbajt dje ata formuluan një deklaratë politike të cilën ua dërguan institucioneve në Kosovë, Serbi dhe atyre ndërkombëtare.
Por presidenti serb, Aleksandar Vuçiç duket se problem kryesor e ka Veriun e Kosovës.

“Me brengos fakti kur dakordohemi për diçka në Bruksel,  kurse dola i lumtur nga raundi i fundit , sepse në vendin tonë nga ngjarjet e shumta nuk keni kohë të analizoni çfarë ka ndodhur, dhe  thashë se është mirë të flas me ju, sepse mendoj se me këtë kemi mbrojtur sigurinë e popullit tonë në veri. Kushti im për bisedë ishte i qartë dhe u thashë shqiptarëve dhe evropianëve se kushti i Serbisë është të mos ketë sulm ndaj serbëve, të mos ketë tentim për marrjen e territorit në veri dhe arrestime sipas qejfit të dikujt”, tha Vuçiç, pas takimit me kryetarin e Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Vuçiç tha se “shqiptarët brenda një dite, përcjell telegraf, arrestuan pesë serbë me autoritet nga Anamorava, të cilët e mbajnë komunitetin serb nga Ropotova deri në Ranillugu dhe Novobërdë”.

“Këta janë njerëzit më të mirë. Atë ditë nuk kam folur, kisha frikë që reagimi të mos ishte shumë i ashpër dhe të mos shkojë në një drejtim tjetër. Kam porositur se në qoftë se nuk lirohen deri në mesnatë, ata mund ta harrojnë vazhdimin e dialogut, por edhe në përndjekjen e popullatës serbe. Obsesioni i tyre i vetëm është veriu i Kosovës, dhe këtë e dimë sepse ne kemi shërbimet tona që merren me këtë dhe kemi njerëzit që përcjellin këtë”, theksoi Vuçiç, duke shtuar se pas kësaj menjëherë u liruan pesë të arrestuarit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi