Vuçiç në qershor del me “zgjidhjen për Kosovën”

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç në muajin qershor do të bëjë publik propozimin për atë që mediet serbe dhe zyrtarë nga Beogradi e quajnë “zgjidhje e çështjes së Kosovës”.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur gazeta “danas”, duke u thirrur, siç thotë, në burime të përfaqësuesve të qarqeve diplomatike.

Sipas këtyre burimeve, propozimi i Beogradit është shtyrë për shkak të agjendës së ngarkuar të kryetarit serb.

“Vuçiç ka program shumë të ngjeshur këtë muaj. Këtë javë ai shkon në Gjermani, pastaj merr pjesë në samitin e vendeve BE – Ballkani Perëndimor në Sofje, në fund të muajit shkon për vizitë në Azerbajxhan dhe në Francë”, citohen këto burime.

Vuçiçi përsërit vazhdimisht “zgjidhja për Kosovën duhet të jetë kompromisi që do ta kënaqte edhe Serbinë”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi