Vuçiç kërkon ndihmë nga Rumania në gjetjen e një zgjidhje me Kosovën

 

 

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, është takuar sot me homologun e tij rumun, Klaus Johannis, ku temë diskutimi e këtij takimi ka qenë edhe Kosova.

Vuçiq në një konferencë për media pas këtij takimi theksoi se Rumania i ka ofruar ndihmë Serbisë në gjetjen e një zgjidhje me Kosovën.

Ai shtoi se në këtë takim është bërë e qartë që për arritjen e një kompromisi mes dy palëve është e domosdoshme heqja dorë nga kërkesat e tepërta të të dy palëve, duke ftuar edhe për përfshirjen e Rumanisë në këtë çështje.

Vuçiq, duke cituar faktin që Rumania këtë vit do të marrë kryesimin e Bashkimit Evropian, theksoi se kjo do të jetë një periudhë kyçe për Serbinë drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.Ndryshe, Rumania bën pjesë në pesëshën evropiane që nuk ka njohur ende Pavarësinë e Kosovës

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi