Vuçiç jep një mesazh: Serbia do të mbrojë popullin e saj në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se në 15 vjetorin e “dëbimit të serbëve në Kosovë”, Serbia do të mbrojë popullin e saj në Kosovë, madje edhe nëse ata që atë duhet ta bëjnë, nuk e bëjnë punën e tyre.

Ai tha se në këtë ditë po bëhen përpjekje për relativizimin e “krimeve të rënda kundër Serbisë para 15 viteve” dhe se Prishtina, sipas tij, do të vazhdojë me hapa të tilla nëse bashkësia ndërkombëtare nuk tregohet më objektive.

Në një konferencë shtypi, Vuçiç tha se NATO si duket nuk e kupton rolin e saj, se Serbia prej tyre pret që të reagojnë në çdo kohë kur populli serb të kërcënohet dhe porositi se “nëse NATO nuk është në gjendje ta zbatojë atë, ka kush”.

Vuçiç shtoi se Serbia dëshiron të vazhdojë dialogun dhe bisedimet, por se është mjaft e fortë dhe e vendosur për të ruajtur popullin e saj dhe interesat vitale nacionale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi