Vuçiç i reagon Mesiçit për shqiponjën: Kroatët e shqiptarët na urrejnë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka tentuar t’i kundërpërgjigjet ish-presidentit kroat, Stipe Mesiç, i cili bëri shqiponjën me duart e tij, gjest ky i përdorur edhe nga dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë.

“Është e vërtetë, ata të gjithë bashkohen në urrejtje, por gjithsesi që unë nuk kam nevojë t’i përgjigjem kësaj”, u shpreh Vuçiç.

E në mënyrën e vet, Vuçiç e vazhdoi kundërpërgjigjen ndaj Stipe Mesiq.

“Veprimet e tyre flasin për ta e jo për ne, ne duhet të shohim se si të shkojmë përpara, të zhvillohemi. Urrejtja vret atë që urren, jo atë që është objekt i urrejtjes”,u shpreh Vuçiç.

E jo vetëm Vuçiç ishte i prekur nga ky veprim i Stipe Mesiqç. Mediat serbe dje gjatë tërë ditës e kanë shprëndarë fotografinë ku shihet ish-presidenti kroat që bën shqiponën me duartë e tij./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi