• Home
  • BALLKANI
  • Vuçiç flet për vizitën në Kosovë, ja si i quan kritikët!
BALLKANI

Vuçiç flet për vizitën në Kosovë, ja si i quan kritikët!

Spread the love

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vlerësuar se komentet që i ka nxitur vizata e tij në Kosovë, janë “pamfletizëm”.

Ai në një shkrim autorial për gazetën e Beogradit “blic”, ka thënë se politika e tij është e orientuar kundër miteve që vijnë nga e majta dhe e djathta ose nga rajoni, si për shembull si ato se Serbia për rajonin “gjithmonë është fajtore dhe se gjithmonë dëshiron zgjerimin në llogari të tjerëve”.

“Ajo që e kam thënë qartë se dëshiroj të pushtojmë me laptopë, me dituri, libra e lapsa dhe jo Ballkanin, por të ardhmen, nuk është marrë para sysh. Mu sikur një pjesë e rajonit që në Serbi tejkaloi faktin se gjatë vizitës në Kosovës është bërë qartë këputja e vazhdimësisë me politikën e Milosheviçit”, ka shkruar Vuçiç duke harruar se ai në Mitrovicë Slobodan Milosheviçin e kishte quajtur lider të madh.

Ai ka vlerësuar se e kjo nuk përputhet me mendimin një pjese tjetër në Serb i e cila akuzohet në supozimin se ai është i keq dhe se është për luftë, ndërsa ka shtuar se”komentuesit që shkruajnë pamflete, kapërcejnë pjesët që nuk u përgjigjen, transmeton kohanet.

“Për Serbinë më së miri do të ishte që serbët e shqiptarët të arrijnë marrëveshjet dhe t’i zgjidhin përgjithmonë problemet”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç në këtë shkrim./Kosova Post/

Related posts

Daçiç pas vrasjes së Ivanoviçit, paralajmëron “trazira” në Kosovë

dritatv

Jakshiç: Gazimestani i Millosheviçit duhej t’a kthente Kosovën në Serbi

dritatv

Konstatohen dorëheqjet e anëtarëve të KSHZ-së

dritatv

Leave a Comment