BALLKANI

Vuçiç falënderon Macronin për interesimin e shprehur në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Spread the love

Parada vjetore e “Ditës së Bastilles” shënon sulmin në burgun e Bastilles më 1789, një ngjarje që ndihmoi në nxitjen e Revolucionit Francez.

Për këtë ditë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i ka dërguar urime presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në letrën e urimit, Vuçiç i ka dëshiruar mirëqenie qytetarëve francezë, dhe ka theksuar se e ka nderin ta mirëpres Macronin nesër në Beograd.

“Pas gati dy dekadash, një president i Francës viziton Serbinë, ku edhe shënojmë 180 vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike. Vizita jote do të konfirmojë se Serbia dhe Franca janë në rrugën e duhur për të arritur nivele më të larta të bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Jam i bindur se rruga jonë evropiane është realiste dhe e arritshme”, ka shkruar Vuçiq, transmeton lajminet.

Tutje, ai ka thënë se Franca mund të mbështetet në Serbinë si një partner i besueshëm në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, Vuçiç ka falënderuar Macronin se po kontribuon në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Më lejoni, që në funksion të reputacionin dhe ndikimit të Francës në politikën evropiane dhe botërore, të theksojë rëndësinë e mbështetjes së dhënë për politikën tonë rajonale të paqes dhe bashkëpunimit, si dhe çështjet që i trajtoni me interes të jashtëzakonshëm të cilat janë jetikë për përparimin e Serbisë, në veçanti Kosovën”, ka deklaruar presidenti serb.

Macron nesër pritet të vizitojë Serbinë, ndërsa gjatë javës është raportuar se temë kryesore e këtij takimi do të jetë arritja e një zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi.

Related posts

Selanik, takim ndërrajonal i shefave të policive

dritatv

Integrimi, Hahn: Nuk ka kapërcim fazash për Ballkanin Perëndimor

dritatv

Vuçiç: Nuk mund të bashkohen gjithë territoret ku ka serbë

dritatv

Leave a Comment