Vuçiç e di se e ka të ndaluar të hyjë në Drenicë

Nëse presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shpërfill urdhrin me anë së cilit i ndalohet shkuarja në zonën e Drenicës ai duhet të arrestohet nga Policia.

Disa minuta më herët kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka tërhequr vendimin e MPJ-së me anë të së cilit Vuqiç ka pas leje për vizitën e tij në Kosovë.

Ky vendim i është dërguar edhe zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë me anë të së cilit njoftohet se presidentit serb i anulohet vizita në Drenicë.

“Kryeministri ka marr vendim për ta tërhequr lejen dhe është lajmëruar edhe pala serbe. Kjo është bërë për shkaqe sigurie”, tha këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi