Vuçiç: Car Llazari e humbi betejën e Kosovës, e unë jam fajtor që duhet ta njoh pavarësinë e saj?

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç në një intervistë për tv Pink ka folur për Kosovën teksa ka dhënë një deklaratë që ka tronditur rrjetet sociale.

“Çështja e Kosovës nuk ka përfunduar ende por vetëm dua që ta dini peshën e situatës. Duke më përmendur se e kam humbur Kosovën. Jo. Knjazi Llazar e ka humbur Kosovën në betejën ku u zhduk ushtria serbe. Ajo që bën paraardhësit e mi politikë vetëm sa e betonoi punën tonë”, ka thënë ai.

Në luftën e vështirë për Kosovën, ne nuk mund të jemi fitues, por ka shtuar ai, mund të luftojmë për mbrojtjen e interesave vitale dhe të mos merret fytyra e Serbisë dhe këtu, ka përfunduar Vuçiç, kemi mbështetjen ruse./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi