Vuçiç befason me deklaratën për rekomandimin pozitiv të vizave për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk ka asgjë kundër dhënies së votës pro nga Parlamenti Europian që kosovarët të kenë liberalizim të vizave.

“Unë nuk kam asgjë kundër regjimit pa viza për shqiptarët edhe nëse ata janë të lumtur,  nuk kam asgjë kundër kësaj”, ka thënë Vuçiç kur është pyetur nëse Kosova meritoi votimin pro heqjes së vizave për kosovarët nga Parlamenti Europian.

Ndryshe me 420 vota pro, 186 kundër dhe 22 abstenime përfundoj votimi i sotëm në Parlamentin Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi