Vuani nga gurët e veshka, këto janë ushqimet që duhet të hiqni menjëherë nga vaktet tuaja

Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik. Përmasat e tyre variojnë nga 2 -12 mm, por në rastet më të këqija mund të arrijnë edhe disa centimetra. Ky problem i rëndë shëndetësor prek 10% të popullsisë dhe krijohet si pasojë e mungesës së dehidratimit, mbipeshës, regjimit ushqimor të varfër, stilit sedentar të jetesës etj, por nuk mund të mos përmendim mbajtjen e urinës, një veprim i parrezikshëm në pamje të parë që mund të kthehet në çerdhe infeksioni dhe çon në shfaqjen e gurëve në veshka. Sipas mjekëve regjimi ushqimor i varfër në vlera ushqyese ndikon po ashtu në këtë problem shëndetësor. Living ju njeh me ushqimet që përkeqësojnë veshkat.

1.Kripa: Sipas mjekëve nutricionitë, një ndër problemet kryesore të popullsisë sot në botë është abuzimi me kripën, aq sa të krijojë një varësi që pengon përthithjen e vlerave ushqyese. Kripa është armiku kryesor i veshkave. Ajo ndikon drejtpërdrejt në krijimin e gurëve në veshka, shtimin në peshë dhe rritjen e tensionit arterial.
2.Mishi i kuq: Edhe pse mishi i kuq është një ndër burimet kryesore të proteinave shtazore, konsumi i tepërt i tij është një ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së gurëve në veshka. Ai ka në përbërjen e tij komponentë që nuk eleminohen plotësisht nga organizmi, si dhe acid urik e prurinë të cilët dëmtojnë veshkat dhe çojnë në mbajtjen e tepërt të ujit në to. Mjekët rekomandojnë të bëni kujdes me ngrënien e shpargullit dhe lakrave, pasi përmbajnë shumë acid urik dhe prurinë gjithashtu.
3.Ëmbëlsuesit artificialë: I përdorni vazhdimisht kur gatuani ëmbëlsira ose për të shoqëruar kafenë dhe çajin, por ndonëse janë më pak të dëmshëm se shqeri, ëmbëlsuesit artificialë janë armiqtë e përbetuar të shëndetit të veshkave. Studimet e ndryshme kanë treguar abuzimi me ëmbëlsuesit artificialë ndikon në shfaqjen e gurëve në veshka./living

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi