Vritet një 45-vjeçar në Durrës, pamjet e para nga vendngjarja

Një person është gjetur i pajetë në një automjet tip “Benz” në zonën e ish Kënetës. Vrasja ka ndodhur rreth orës 01:10 pas mesnate, ndërsa viktima është shtetasi Martin Ndreca 45-vjeç me origjinë nga Mirdita. Policia e Durrësit ka identifikaur autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori dyshohet të jetë shtetasi Ndue Zefi 37 vjeç.

Më datë 24.02.2019, rreth orës 01:10, në lagjen Ish Kënetë, shtetasi N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.N., 45 vjeç, banues në kete lagje.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi