Vritet dy izraelit nga raketat e shkrepura nga Gaza

Të paktën dy persona e kanë humbur jetën nga raketat e shkrepura nga Gaza në Izrael.

Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld tha se nga pasojat e raketave në qytetin jugor izraelit Ashkelon jetën e kanë humbur dy shtetas izraelitë dhe një ka pësuar plagë të rënda

Rosenfeld tha se do informojë në mënyrë shtesë opinionin për detajet e rastit.

Mediat izraelite raportojnë se dy izraelitët e vrarë ishin viktima të dy sulmeve të ndara raketore dhe se kanë vdekur në spitalin në Ashkelon.

Sot në mëngjes u vra një izraelit tjetër në sulmet raketore në Ashkelon.

Autoritetet izraelite thanë më parë se një raketë nga Gaza goditi kompleksin e fabrikës në Ashkelon dhe plagosi tre qytetarë izraelitë. Një raketë tjetër goditi një automjet në lëvizje dhe në atë rast një izraelit 60-vjeçar u plagos.

Forcat izraelite nga e premtja kryejnë sulme të ashpra ajrore në Gaza dhe deri tani kanë vrarë të paktën 13 palestinezë ndërsa 80 të tjerë janë plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi