Vritet 16 vjeçari në përpjekje për të shkuar në Al Aksa

Një fëmijë 16 vjeçar ka rënë dëshmor si dhe një person tjetër është plagosur, si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite, në tentim të kalimit të Murit të Ndarjes për të falur namazin e xhumasë në Mesxhid-i Aksa.

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj dy palestinezëve të moshës 16 dhe 21 vjeçar të cilët ishin duke përpjekur që ta kalojnë Murin e Ndarjes në jug të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Abdullah Gays, palestinezi 16 vjeçar ka rënë dëshmor si pasojë e zjarrit, ndërsa i riu tjetër gjendet në trajtim mjekësor.

Izraeli me anë të Murit të Ndarjes (Muri i Turpit) pengon hyrjen e meshkujve të moshës nën 40 vjeçare në Kuds nga Bregu Perëndimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi