BOTA

Vriten 75 talebanë në operacionin e ri të ushtrisë afgane

Spread the love

Forcat afgane të sigurisë kanë nisur një operacion të ri anti-terrorist dhe vranë të paktën 75 pjesëtarë të lëvizjes militante talebane.

Në një deklaratë të Ministrisë afgane të Mbrojtjes thuhet se ushtria është duke kryer operacione ajrore dhe tokësore në provincat Nangarhar, Kapisa, Parwan, Ghazni, Kandahar, Uruzgan, Badghes, Farah, Balkh, Jawzjan, Takhar dhe Helmand.

Të paktën 75 talebanë u vranë dhe 20 u plagosën në operacionet në të cilat nuk dihet nëse ka pasur viktima në anën e forcave afgane.

Forcat afgane kanë nisur një ofensivë të re në mes të pasigurisë në lidhje me bisedimet e paqes të propozuara ndërmjet Kabulit zyrtar dhe lëvizjes talebane.

Për gati dy dekada, Afganistani është arenë e një krize të thellë të sigurisë dhe të politikës, e cila ka vazhduar intensivisht këtë vit.

Në janar, në Afganistan u vranë të paktën 900 persona dhe 800 të tjerë u plagosën në sulmet terroriste dhe të armatosura. Në mesin e viktimave ka civilë, militantë, ushtarë afganë dhe të huaj.

Sulmi me më shumë viktima civile gjatë këtij viti ka ndodhur më 25 janar në Sangin, ku forcat amerikane filluan sulmet ajrore dhe vranë 16 anëtarë të një familjeje.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani në Forumin e fundit Ekonomik Botëror në Davos, tha se që nga vitit 2014, jetën e kanë humbur të paktën 45.000 ushtarë dhe policë afganë.

Related posts

Vullkani Stromboli, alarm për aktivitet të lartë

dritatv

Viti 2019 erdhi në disa pjesë të botës

dritatv

Egjipti mbyll për 3 ditë vendkalimin kufitar Refah

dritatv

Leave a Comment