Vrau ish-kryeplakun, 58-vjeçari i penduar në gjykatë

 

 

Gjykata e Beratit ka vendosur masën e arrestit me burg për Fatmir Cenajn, autorin e vrasjes së ish kryeplakut të fshatit Rehovë në Skrapar.

 Sapo ka mbërritur në gjykatë 58-vjeçari është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike, teksa ka shprehur pendesën për vrasjen e Jonuz Banajt. Ai akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Gjyqtare Lutfie Cela me kërkesë të prokurorit Tasim Pucin, vendosi masën arrest me burg. Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 prill në fshatin Rehovë të Skraparit, ku viktima dhe autori, fqinj me njëri-tjetrin, kishin një konflikt pronësie për kufirin ndarës mes tokave.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi