Vrasjet në Shkodër, Ulqinaku: As në 1997 nuk ka qenë kjo gjendje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Izmira Ulqinaku ka reaguar për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër. Ulqinaku shprehet se as në vitin 1997 nuk ka qenë kjo gjendje.

Ulqinaku thotë se Edi Rama e ka kthyer Shkodrën në skenë eksperimentale të krimit. Për të, pushteti i krimit po mbjell terror dhe pasiguria ka pushtuar jetën e qytetit verior dhe të qytetarëve. Ajo nënvizon se Rama po ndjell frikë e tmerr mbi Shkodrën, qytetin e artit e të kulturës.

Statusi i Ulqinakut:

Në Shkodrën e artit e të kulturës krimi është ai që dominon gjithçka.

Pushteti i krimit po mbjell terror dhe pasiguria ka pushtuar jetën e qytetit dhe qytetareve.

As në 1997 nuk ka qenë kjo gjendje e kjo ndjesi frike.

Shkodrën, Edi Rama dhe Rilindja e ka kthyer në parcelë eksperimentale të krimit.

Mllef dhe urrejtje politike po shfryn pa reshtur Edi Rama mbi qytetin tonë të dashur. Të thuash e ka shndërruar në Palermo është pak! Krimi dhe Rilindja janë bërë binom i pandarë në Shkodër.

Në këto vite në Shkodër të thuash ka shtet është njëlloj si të thuash ka ujë në shkretetirë.

Për qytetin është i rëndë bilanci në 8 muaj, 11 të vrarë dhe dy të humbur dhe asgjë nuk është zbuluar.

Shkodra që ka eksportuar art e kulturë nuk mund të pranojë që Rilindja dhe Edi Rama ta imponojë të eksportojë kriminalitet. Shkodra të perbuz ty Edi Rama.

Djepi i kulturës shqiptare të ka refuzuar dhe të refuzon ty dhe Rilindjen tende.

Rama ik!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi