“Vrasja e Khashoggit ka hedhur dritë edhe mbi shkeljet e tjera saudite”

Human Rights Watch (HRW) ka theksuar se vrasja e gazetarit saudit, Jamal Kashoggi, ka hedhur dritë edhe për zbulimin e shkeljeve të tjera të Arabisë Saudite në Jemen dhe shkeljeve për të drejtat e njeriut brenda vendit.

Në “Raportin Botëror 2019” të HRW-së me qendër në New York, në pjesën në lidhje me Arabinë Saudite theksohet se pas vrasjes së Khashoggit vëmendja është kthyer mbi princin saudit Muhammed bin Selman dhe të dhënat për të drejtat e njeriut të këtij vendi në vitin 2018.

Në raport theksohet se vrasja e Khashoggit ka shërbyer për të hedhur dritë mbi sulmet e paligjshme të koalicionit që mund të arrijnë nivelin e krimeve të luftës në Jemen, si dhe shfaqjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut që vazhdojnë në Arabinë Saudite, të tilla si presionet mbi opozitën dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në vend.

Në raport janë përmendur edhe opinionet e Michael Page, zv/drejtor i HRW-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ku thuhet se “Vrasja e Khashoggit nuk ka dëmtuar vetëm famën e princit bin Selman, por në të njëjtën kohë ka zbuluar edhe modelin e ilegalitetit nën udhëheqjen saudite”.

“Arabia Saudite duhet të lirojë opozitarët e arrestuar për të rregulluar imazhin e shkatërruar të saj”, ka theksuar Page, duke shtuar se, “Bota nuk duhet të humbasë mundësinë për të kërkuar të drejtën për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut të Arabisë Saudite dhe praktikat e dëmshme të saj që arritën kulmin vitin e kaluar”.

“Sulmet në Jemen mund të arrijnë në përmasa të krimeve të luftës”

Ndër të tjera, në raport përmendet se koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite në luftën e brendshme në Jemen, që vazhdon që prej vitit 2015, ka kryer shumë sulme “sa që mund të arrijnë në përmasa të krimeve të luftës”.

“Vitin e kaluar si pasojë e një sulmi të ndërmarrë në muajin prill gjatë zhvillimit të një dasme humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 50 të tjerë, ndërsa në një sulm në muajin gusht me objektiv një autobus shkolle humbën jetën dhjetra fëmijë dhe dhjetra të tjerë u plagosën”, rikujtohet ndër të tjera në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se në Arabinë Saudite shumë aktiviste femra janë arrestuar dhe se ka pretendime që ndaj këtyre ka patur ngacmime dhe tortura.

Kanë kaluar 108 ditë nga vrasja e Khashoggi

Kanë kaluar 108 ditë nga masakrimi në mënyrë të organizuar i Khashoggit, i cili u vra më 2 tetor 2018 pasi hyri për procedura martesore në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Vrasja në konsullatën saudite dhe ngjarjet e ndodhura më pas në lidhje me Khashoggin, një prej gazetarëve më efektivë të Lindjes së Mesme, ruajnë vendin e tyre në opinion publik të Turqisë dhe atë botëror.

Që nga vrasja ka kaluar një periudhë 108 ditore dhe janë zbuluar informacione në lidhje me kohën, vendin dhe mënyrë e vrasjes së Kashoggi, por nuk është qartësuar ende çështja e vendndodhjes së trupit të tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi