Vrasja e Ivanoviç, reagon Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç në Kosovë. Kreu i shtetit thotë se kjo ngjarje e rëndë nuk duhet të ndikojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Meta shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb dhe gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin ngjarjen dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

“Ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë”, shkruan Meta./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi