Vrasja e grabitësit në Fier, zbulohen detajet e reja/ Ja dyshimet e policisë për një nga autorët…

 

 

 

Zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen e djeshme të ndodhur në Fier, ku gjatë një përplasjeje me armë me policinë u vra një 20 vjeçar dhe u plagos një tjetër shtetas.

Përplasja me armë ndodhi në një tentativë grabitjeje me armë në banesën e Minella Mucës në Fier, por mbërrita e policisë në vendin e ngjarjes, u pasua me shkëmbim zjarri mes të paktën 4 grabitësve të armatosur dhe forcave të rendit.
Një nga grabitësit mbeti i vrarë, një tjetër u plagos, ndërsa dy të tjerë duke përfituar nga errësira u larguan me një automjet.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se dyshimet janë se autorët kanë pasur informacione se në banesën që do të grabitej kishte një shumë parash, por pa dhënë detaje mbi sasinë monetare.

Hetimet janë përqëndruar në pistën se një nga autorët që i shpëtoi policisë është nga Fieri, i cili ka dhënë informacionin se në banesën e Muçës ka pasur një shumë të konsiderueshme monetare, që mund t’ia kishte dërguar djali i cili jeton në Meksikë.

Nga verifikimi i të kaluarës së dy prej grabitësve, Xhuliano Sollaku që mbeti i vrare pas shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe Arben Muça, i cili u plagos, është konstatuar se ata kane pasur prej vitesh aktivitet të dyshimtë, raporton BW.

Gjithashtu, mësohet se është konkluduar paraprakisht se ata janë anëtarë të një grupi që dyshohet se ka kryer vjedhje me armë e vepra të tjera penale edhe ne qytete të tjera të Shqipërisë.

Hetuesit kanë ngritur dyshimet se grabitësit bashkëpunonin gjithmonë me banorë të qyteteve ku kryenin vjedhjet.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi