Vrasja e gazetares në krye të detyrës, “IRA e Re” merr përgjegjësinë

“Ira e re” ka marrë përgjegjësinë  për vrasjen e gazetares, Lyra McKee gjatë sulmeve në Londonderry, në Irlandën e Veriut disa ditë më parë.

Grupi i armatosur republikan i kërkon ndjesë partnerit, familjes dhe miqve të Lyra për vdekjen e saj.

Organizata ka shpjeguar se gazetarja është goditur gabimisht.

McKee ishte në këmbë pranë një makine 4×4 të policisë kur është qëlluar me armë zjarri nga një burrë me fytyrë të mbuluar.

Gazetarja 29-vjeçare Lyra McKee po ndiqte nga afër një operacion policor në lagjen Creggan. Në zonë po kryheshin kontrolle për armë zjarri, që mund të përdoreshin gjatë fundjavës së Pashkës, kur republikanët disidentë përkujtojnë revoltën e vitit 1916.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi