Vrasja e 29-vjeçarit, arrest me burg për autorin e dyshuar

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Vasil Dervishaj, ngjarje e ndodhur të hënën e 4 qershorit.

28-vjeçari A. Çaushaj u ndalua një ditë më parë pas urdhrit të Prokurorisë së Vlorës, ndërsa sot është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, sikurse edhe njëri prej dy personave që ndihmuan në vrasjen e Dervishajt, Amarildo Grembi.

Ndërkohë, i dyshuari tjetër si person që ndihmoi në vrasje, Nekid Arapi është lënë në “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike. Vendimet janë dhënë nga gjyqtarja Elona Mihali.

Mbi 28-vjeçarin Çaushaj rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Gjatë hetimeve janë sekuestruar një automjet Audi, një palë targa italiane që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit, një xhup dhe një kapuç.

Policia po përpiqet ende për ndalimin e autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi