“Votoni PS ose shkarkoheni”, Berisha: Ç’po ndodh me administratën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, që thotë se punon në administratën publike dhe denoncon presionin që po iu bëhet për të votuar më 30 qershor.

Sipas denoncuesit, çdo punonjës i administratës është i detyruar të marrë pjesë në një fushatë false dhe i detyruar të votojë për PS në datë 30 qershor ose më 1 korrik nuk do jetë më në punë.

POSTIMI I BERISHËS
Terror mbi administratën për të marrë pjesë në farsë fushatën dhe votuar narkopartinë!
Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital. sb
Përshëndetje zoti Berisha po ju shkruaj nga një adresë false se dua të qëndroj anonim, ka filluar terrori ndaj punonjëseve të administratës me urdhër nga Edi Rama çdo punonjës i administratës është i detyruar të marrë pjesë në një fushatë fallco dhe i detyruar familjarisht të votojë për PS në datë 30 ose përndryshe në datë 1 korrik nuk do jetë më në punë. Po na bëjnë presion zoti Berisha postojeni këtë mesazh nuk mund të na imponojnë dot bindjet tona partia komuniste sot PS më ka arrestuar gjyshin më ka internuar familjen kam mbaruar një shkollë që jam në këtë punë, Edi Rama nuk e mban dot pushtetin me zor me dhunë duke na detyruar të marrim pjesë në një fushatë false.

Berisha

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi