Votohet pro fillimit të bisedimeve me Këshillin Evropian për liberalizimin e vizave

Kosova është një hap më afër liberalizimit të vizave.

Komiteti Evropian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të brendshme ka votuar pro bisedimeve me Këshllin e Evropës për heqjen e vizave për kosovarët, shkruan lajmi.net.

Mandati do të konfirmohet në një seancë plenare të Parlamentit Europian.

66 anëtarë kanë votuar për propozimin e fillimit të bisedimeve me Këshillin Europian. 49 vota kanë qenë për, 4 abstenime dhe 13 vota kundër.

Komiteti LIBE është komitet i posaqëm në Parlamentin Europian për mbrojtje të të drejtave civile dhe të drejtave njerëzore, duke përfshirë ato të minoriteteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi