Volkswagen me logo të re!

Logoja aktuale e Volkswagen në të cilën dominon shkronja W, është një nga më të njohurat në industrinë e automobilave, por duket se ka ardhur koha që kjo të ndryshojë.

Gjiganti nga Volfsburg dëshiron të harmonizojë identitetin e tij vizuel për të drejtuar industrinë e automobilave me veturat elektrike.

Siç transmeton Bloomberg, drejtori i marketingut të VW-së, Johen Sengpiel ka shpallur debutimin e logos së re për vitin e ardhshëm.

Ideja kryesore është që pamja e re e Volkswagen të jetë shumëngjyrëshe, në mënyrë që kompania të kthejë pamjen emotive të humbur duke u përpjekur që ‘të duket sa më shumë gjermane’.

Natyrisht, në këtë hap VW vendosi edhe për shkak të humbjes së imazhit pas skandalit dizel.

Logoja e re, para se gjithash, duhet të jetë në harmoni me pjesën e brendshme dhe të jashtme të automobilit. /kp/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi