Vokshi sulmon Ramën: Populli ka humbur shpresën, “Sulltani” ndjek qejfet çdo fundjavë

Deputetja e Partisë demokratike Albana Vokshi, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka lëshuar një sërë akuzash për kryeministrin e vendit Edi Rama.

Duke marrë shkas edhe nga prezenca e kryeministrit në “Allianz Stadium” për të ndjekur sfidën Juventus-Lazio, deputetja Vokshi e ka cilësuar Ramën si “Sulltan që jeton në luks dhe që ia ka hequr vizën popullit”.

Deputetja e partisë Demokratike nxori në pah kontrastin e thellë mes shoqërisë shqiptare që jeton në varfëri dhe kërkon të emigrojë në masë të madhe, dhe kryeministrit të vendit, që “nuk kursehet për udhëtime luksi dhe për qejfe personale.

“Mbi 60 % e shqiptarëve shohin migrimin si të vetmen të ardhme, ndërsa Sulltani jeton në lluks të turpshëm dhe udhëton çdo fundjavë nëpër botë, për qejf e argëtim, duke frekuentuar restorantet e hotelet më të shtrenjta. Kryeministri ia ka hequr vizën popullit, por tani është koha që populli t’ia heqë vizën Ramës, sa më parë”, shkruan ndër të tjera Albana Vokshi.

 Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi