Vlorë, vritet kreu i njësisë administrative Kotë, një i plagosur

Konflikti me pronat duket se nuk po gjen paqe në njësinë administrative Kotë, në Vlorë. Kreu i kësaj njësie Argjil Gjoka mbeti sot i vrarë me zjarri, ndërsa një 19 vjecar u plagos si pasojë e konfliktit mes banorëve të zonës dhe punonjësve të rrugës, të cilët punonin për shtrimin e rrugës.

Një prej banorëve të fshatit qëlloi me armë zjarri, ndërsa plumbat kapën kreu e Njësisë së Kotës, Argjil Gjoka i cili ndodhej në vendngjarje, si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një i ri i cili u dërgua me urgjencë në spital. Argjil Gjoka ndërroi jetë në spitali, si pasojë e plagës së marrë nga të shtënat në kraharor. Burime për “BalkanWeb” thanë se Gjoka ndërhyri për të shuar konfliktin mes banorëve e punonjësve të rrugës, konflikt i cili rezultoi fatal për të.

Argjil Gjoka zëvendësoi në njësinë administrative Kotë, Fatmir Hodon, i cili gjithashtu humbi jetën për shkak të një konflikti për pronat një vit më parë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Qeveria gjermane me fjalë vlerësuese për ekonominë turke

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, është shprehur afirmativisht për ekonominë turke gjatë një brifingu me gazetarë. "Ne gjithmonë kemi shprehur një interesim për marrëdhënie...

Shëndetësi dhe edukim në mjerim. Kamenica, fshati me ambulancë dhe kopsht të rrënuar

    Kjo është ambulanca e fshatit Kamenicë, në Divjakë. Por, nëse banorët e fshatit mund ta thërrasin në shtëpi infermieren kur janë sëmurë, këtë zgjedhje...

Ndërron jetë aktorja shqiptare Marika Kallamata, luajti rreth 60 role!

Ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Marika Kallamata. Kallamata,...

Së fundi

Lajme dt: 06/07/2020

https://youtu.be/r_mKEqImrIc DRITA TV LAJME 6 7 2020 EDICIONI 1 Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi! Trendi i shtuar i...

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri. Sipas mediave vendase,...

Ushtria gjermane trajnon qentë për identifikimin e të prekurve me COVID-19

Ushtria gjermane trajnon qentë për të identifikuar njerëzit që janë të prekur me koronavirusin e ri (COVID-19). Në një deklaratë nga forcat e armatosura gjermane,...