Vlorë/ Shpërthim eksplozivi në një makinë, një i plagosur

Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit, 48-vjeçari me inicialet A.A, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi