Vlorë, Infarkt në plazh/ Një 60 vjeçar humbi jetën kur u fut të lahej në det

Një tjetër i moshuar humbi jetën sot duke bërë plazh në Vlorë. 60 vjeçarit dyshohet se i ka ndaluar zemra sapo ra në kontakt me ujin kur hyri të lahej në det.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si plazhi i Vjetër. Ky është i moshuari i tretë që humb jetën nga infarkti në Vlorë dy javët e fundit.

Por viktima në rrethana të ngjashme dhe të së njëjtës grupmoshë nuk kanë munguar as në plazhet e tjera të vendit që prej fillimit të plazhit.

Sipas mjekëve, temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe duke qenë se zemra nuk ushqen organet e tjera, por edhe vetën, sforcohet duke çuar në infarkt.

Shtrëngim në gjoks, rëndim të krahëve, këmbëve e shpatullave, djersë, janë disa nga shenjat që duhen vlerësuar menjëherë. Mjekët rekomandojnë që njerëzit e predispozuar për problem zemre të kryejnë një kontroll para se të nisen me pushime.

Ndërkohë pushuesit e plazhit të Vjetër shprehen se në këtë plazh “nuk kemi pasur asnjëherë vëzhgues plazhi ose roje”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi