Vlorë, dogjën makinat e prindërve; arrestohen dy persona

Policia e Vlorës ka arrestuar autorët e djegies së dy automjeteve në fshatin Bunavi, ditën e shtunë.

Të arrestuarit janë 32-vjeçari Klemend Dautaj dhe 25-vjeçari Arsen Alimuçaj.

Këta persona dogjën furgonin në pronësi të babait të Arsenit dhe një mjet Volkswagen në pronësi të nënës së Klemendit.

Arsyeja e djegies së mjeteve ende nuk dihet dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi