Vlerat ushqyese të piperit të kuq, që nga ndalimi i hemorragjive e deri tek mbrojtja e zemrës!

 

Piperi i kuq është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinën tonë për mjaft gatime të përditshme. Disa nuk e preferojnë ta konsumojnë, por duhet të pranojmë, ai u jep shije gjithë ushqimeve, sidomos gatimeve në furrë.

Është i pasur me plot vitamina të ndryshme dhe minerale të tilla si, vitamina C, B6, mangani, dhe flavoidet. Piperi i kuq është jashtëzakonisht i dobishëm për hemorragjinë nga hundët ose lëndimeve të tjera, të cilat shoqërohen me hemorragji lokale, pasi në atë sistemike piperi i kuq nuk ka vlerë të rëndësishme mjekësore.

Mënyra se si mund të mbroheni në rastet e hemorragjive është duke vendosur piper të kuq në vendin e gjakosur dhe hemorragjia do të ndalojë në mënyrë të menjëhershme. Nëse shqetësoheni se do të keni djegie të forta, siç ndodh me alkoolin, duhet të jeni të sigurt se nuk do të ndieni aspak dhimbje, por vetëm shërim të shpejtë e të sigurt.

Përveç ndalimit të gjakderdhjes, piperi redukton ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër dhe parandalon shumë sëmundje të tjera kardiovaskulare, shkruan bota.al. Zvogëlon rrezikun e zhvillimit të aterosklerozës, e cila më vonë do të çonte në ishemi dhe infarkt në moshë të avancuar. Duke u parandaluar në kohë ky proces, ne mund ta vonojmë disi atakun në zemër, edhe pse këtu duhen marrë parasysh dhe ndikimet e faktorëve të tjerë, si trashëgimia, mënyra e të ushqyerit, seksi, duhani, alkooli, sëmundjet e lidhura me yndyrnat etj. Përveç kësaj, piperi i kuq lufton edhe sëmundjet inflamatore të zorrëve, duke stimuluar zorrët dhe larguar toksinat nga trupi ynë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi