VKM për dietë ushqimi për punonjësit, LSI: Fyen familjet me ndihmë ekonomike

LSI ka shprehur qendrim kundër një VKM-je të qeverisë për pagesë ditore ushqimi për punonjësit e administratës, duke e quajtur fyerje për familjet që marrin ndihmë ekonomike.

“Vendimi më i fundit i Kryeministrit për t’udhënë punonjësve të administratës një pagesë ditore prej 500 leke të reja ose 5 mijë lekë të vjetra si kompensim në natyrë, apo ushqimor në vendin e punës është një akt denigrues, akt arrogance dhe fyes për 80 mijë familje me ndihmë ekonomike, të cilët fatkeqësisht marrin vetëm 1 mijë lekë të vjetra në ditë për të mbajtur frymën gjallë për veten dhe për fëmijët e tyre”, u shpreh deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi.

Sipas deputetes së LSI këto janë “super reformat” e Ramës, tepsia e ushqimit për njerëzit e tij. “Ai ka tepsinë e ushqimit vetëm për njerëzit e tij. Atij nuk ja ndjen për varfërinë që ka pllakosur vendin. Këto janë“super reformat” e Edi Ramës, zv.Presidentit të Internacionales të së Majtës.Reforma për bukë falas për njerëzit e tij, dhe jo për njerëzit e thjeshtë”, vijon Kërpaçi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi