Vjosa Osmani: Thaçi gaboi që shkoi si president në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka folur mbrëmë lidhur me propozim-aktakuzën e Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë, që ka arritur në adresën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Thaçi gjatë javës së kaluar është intervistuar nga Dhomat e Specializuara për katër ditë rresht.

Lidhur me këtë Osmani në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se Thaçi ka bërë gabim që si president ka shkuar në Hagë.

“Si juriste nisem nga prezumimi i pafajësisë. Por, si politikane menjëherë duhet të japin dorëheqje ata që ftohen në Hagë. Edhe presidenti Thaçi ka bërë gabim që si president ka shkuar në Hagë. Kjo e ka dëmtuar edhe pozitën edhe vetë atë. Unë nuk e lidh këtë fakt me vetën time. UÇK-ja nuk mund të lidhet me ndonjë krim gjatë vitit 1999 sepse atëherë është demilitarizuar. Dhe lërë më të pasluftës që nuk është logjike”, ka thënë Osmani.

E para e Kuvendit shtoi se politikanët nuk mund të japin vlerësime juridike sepse bëjnë dëm.

Ajo theksoi se shteti i Kosovës ka dështuar t’i adresojë krimet e shtetit serb.
“Nuk është mirë që të japin vlerësime juridike ne që bartim funksione politike sepse bëjmë dëm. Këtë qëndrim e kam mbajtur që nga mandati i parë si deputete. Por, fatkeqësisht ne kemi dështuar që ta diskutojmë hapur për krimet e shtetit gjenocidal”, ka deklaruar Osmani në Rubikon.

“Ka pasur tendencë që këto krime që të relativizohen. Ajo që ka ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi, për vite të tëra Kosova nuk i ka ngritë asnjëhere temat, dhe reparacionet”.

“Por tani ne duhet ta shfrytëzojmë rastin dhe secili politikan të ngrisë zërin.Krimet e tilla janë përtej çdo imagjinatës njerëzore.Lufta e UÇK-së ka qenë në mbrojtje të popullit të Kosovës”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Shqiptarët kapen në Portin e Barit me trupin e vdekur të të afërmit në bagazhin e makinës: Duam ta varrosim në Kosovë

Një ngjarje e rëndë në kufijtë e absurdit ka ndodhur në Portin e Barit në Itali, me protagonistë shqiptarët. Në një nga makinat që do...

Ish kryeministri i Katarit: Marrëveshja Turqi-SHBA vë në siklet Ligën Arabe

Ish-kryeministri i Katarit, Sheiku Hamad bin Jassim Al Thani, ka theksuar se marrëveshja Turqi-SHBA në lidhje me...

Shkarkohen nga detyra Artur Selmani dhe Luan Dervishi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra Artur Selmanin, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Selmani është njëri nga ish-kandidatët që garoi vitin...

Së fundi

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar...

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta...

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe...