Vjosa Osmani në Senatin Amerikan, takon senatorin Ron Johnson

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani është takuar me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë vizitën së saj në SHBA ka qenë e pranishme në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka qenë vet Osmani ajo që ka njoftuar mbi takimin me senatorin.

“Dje në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas takimit me Senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komisionit për Siguri Kombëtare dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit. ????”, ka shkruar ajo.

Mes të tjerash në këtë takim politikania kosovare ka takuar edhe kongresmenin Dean Phillips, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe John Erath – drejtor për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi