• Home
  • KOSOVA
  • Vjosa Osmani në Indonezi, ja çfarë tregon për Kosovën!
KOSOVA

Vjosa Osmani në Indonezi, ja çfarë tregon për Kosovën!

Spread the love

Me ftesë të Rrjetit Global Parlamentar, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, ka qëndruar në Indonezi ku këto ditë po mbahen takime të nivelit të lartë.

Gjatë këtyre takimeve, ajo pati mundësi të kishte diskutime me presidentin e Bankës Botërore, Dr. Jim Kim, presidenten e Fondit Monetar Ndërkombëtar, znj. Christine Lagarde, me kryetarin e Parlamentit të Indonezisë dhe ministra të Qeverisë së Indonezisë, që merrnin pjesë në këto takime. Po ashtu, Osmani takoi delegacionet parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës, Tunizisë, Malajzisë, Ugandës, Afrikës Jugore dhe të shumë shteteve të tjera, njofton kumtesa nga Kuvendi i Kosovës.

Në bashkorganizim të Fondit Monetar dhe Qeverisë së Indonezisë, deputetja Osmani ishte paneliste në një debat të organizuar para qindra pjesëmarrësve, ku u diskutua për rëndësinë e politikave të parlamenteve e qeverive për përkrahjen e rinisë në arsim, shëndetësi dhe shumë fusha të tjera me qëllim të zhvillimit të kapitalit njerëzor. Me këtë rast ajo në veçanti foli për Kosovën, si shteti me popullsinë më të re në Evropë, që është një potencial i jashtëzakonshëm si dhe për sfidat e shumta me të cilat Kosova është përballur në periudha të ndryshme. Deputetja Osmani, po ashtu, ishte paneliste në një nga prezantimet e Rrjetit Global Parlamentar, ku para përfaqësuesve të nivelit të lartë të dhjetëra shteteve, u diskutua për rëndësinë e investimit në njerëz si potencial, kryesor për zhvillimin e shteteve. ​

Indonezia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës./Kosova Post/

 

Related posts

Vuçiç: UNMIK-u i rëndësishëm për stabilitetin në Kosovë

dritatv

Pacolli thotë se Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë

dritatv

Haradinaj: Marrëdhëniet me Listën Serbe, me arrestimin e Gjuriçit janë ndërlikuar

dritatv

Leave a Comment