VJESHTA PO ZHVISHET! Nga: Luan Sheshi

Po zhvishet Vjeshta,
ashtu dalë-ngadalë,
kudo nëpër vreshta,
lastarët kanë dalë…

I zbathur një lastar,
pak gjethe një tjetër,
degesh mbetur var,
këta motivë të vjetër…

Të vjetër sa dhe era,
me gjethe me vehte,
pa leje sjell tek dera,
e mbytur nëpër dete…

Nëpër detet trazuar,
Vjeshta po gjëmon,
me retë e menduar,
drejtë Dimrit shkon…

Luan Sheshi: 12 tetor 2018…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi