Vjen një super lajm për kombëtaren e Kosovës

Një lajm i mirë sapo ka ardhur për kombëtaren e Kosovë në futboll.

Portieri kosovar i Manchester Cityt e ka pranuar pasaportën e Republikës së Kosovës.

Kjo do t’ia bëjë të mundur Arijanet Muriqit që të bëhet pjesë e Kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

19-vjeçari ka lindur në Zvicër, mirëpo prejardhjen e ka nga Rozhaja e Malit të Zi.

Para disa javëve, ai kishte aplikuar për pasaportën kosovare në Zurich të Zvicrës.

Dhe në ndeshjet e muajit nëntor, ai pritet t’i bashkohet skuadrës së Bernard Challandes.

/Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi