Vjedhja te “Pashalimani”, burg për 4 ushtarakët

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg” këtë të hënë, për 4 ushtarakët që dyhsohet se janë të përfshirë në vjedhjen e materialeve ushtarake në bazën e Pashalimanit, ditën e premte.

Ardit Ramaj, Lesko Ramosaço, Edlir Nelaj dhe Ervis Memsullaj janë ushtarakët që janë lënë në burg si të akuzuar për shpërdorim detyre.

Të premten u vodh depoja e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë.

Atje u vodhën armë të llojeve të ndryshme dhe ushtari që duhej të ruante armët nuk gjendej në vendin e punës në momentin që ndodhi grabitja.

Tre armë automatike, por edhe granta janë vjedhur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi